Samiti i liderëve industrialo-tregtar i APEC-ut mbylli punimet të hënën në Pekin. Në këtë samit morën pjesë gjithsej 12 organizata ndërkombëtare, 38 vende dhe rajone me mbi 1500 përfaqësues. Bëhet e ditur se vitin e ardhshëm ky samit do të mbahet në Filipine.
Në këtë samit, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer pikëpamjet dhe kanë dhënë sugjerime për promovimin e integrimit të ekonomisë rajonale, reformës e rritjes ekonomike, ndërtimit të infrakstrukturës etj.
Kreu i Këshillit për Forcimin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës Jiang Zengwei tha se në këtë samit pjesëmarrësit kanë rënë dakord në shumë fusha, duke bërë thirrje për promovimin e zonës së tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit, shtim të lehtësirave tregtare dhe të investimeve, ndërtim të modelit të ri ekonomik etj. (Fang Xiaoyu)