Komisioni amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare mori vendimin përfundimtar ku rezulton se janë identifikuar veprime dumpingu në produktet e çelikut të importuar nga Kina. Pas këtij vendimi pritet që SHBA-ja të vendosë taksa anti-dumping dhe anti-subvencion ndaj ndërmarrjes së prodhimit të çelikut dhe shoqërisë kineze të eksportit.
Taksat anti-dumping dhe ato anti-subvencion do të jenë përkatësisht 407.52% e 158.88%.
Komisioni amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare gjykoi edhe mbi çelikun e importuar nga rajoni i Tajvanit si dhe nga Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut dhe Suedia. Sipas gjykimit, do të aplikohen taksa anti-subvencion dhe anti- dumping ndaj kompanisë tajvaneze, kurse në ato të vendeve të tjera do të aplikohen taksa anti-dumping. (Fani)