PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritja më e ulët se parashikimi në rajonin e APEC-ut
2014-11-07 09:26:54 CRI Komenti juaj Printoni

Raporti i fundit ka treguar se rritja e GDP-së në rajonin e APEC-ut pritet të jetë 3.9 për qind këtë vit, 0.1 për qind më e ulët se një vit më parë.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit rritja ishte 3.9%, krahasuar me 4.3% në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Raporti i bë nga Njësia për Mbështetjen e Politikave, pjesë e humlumtimit dhe analizës e APEC-ut.

Kreu i njësisë, Denis Hew, tha se janë identifikuar disa faktorë që çuan në ngadalësimin e rritjes:

Eksportet, importet dhe tregtia e mallrave brenda rajonit të APEC-ut shënoi një zgjerim 1.2 për qind në pjesën e parë të këtij viti, një tkurrje e dukshme krahasuar me rritjen dyshifrore që gëzonte rajoni para krizës financiare globale të vitit 2008.

Faktorë të tjerë që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes përfshijnë rënien e kërkesës së brendshme në 21 ekonomitë e rajonit.

Megjithatë, ai theksoi se ngadalësimi i rritjes ekonomike ka bërë që sytë të kthehen tek sektori i shërbimit si një motor potencial për rritjen e ardhme.

Hew nënvizoi se sektori i shërbimit mund të ndihmojë sektorët e tjerë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China