Takimin i Liderëve Ekonomikë të APEK-ut do të kryesohet nga presidenti kinez Xi Jinping dhe në të do të marrin pjesë udhëheqësit e anëtarëve të APEK-ut, përfshirë presidentin amerikan Barak Obama.
APEK-u është organizata e nivelit më të lartë dhe me ndikim më të madh e bashkëpunimit ekonomik në Azi-Paqësor. Kjo organizatë ka 21 anëtarë, që përfshijnë 40 % të popullsisë, 57 % të vëllimit të përgjithshëm të prodhimit ekonomik e 46 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë globale. (Fani/Artani)