Marçelo Lipi ka njoftuar dorëheqjen si trajner i klubit kinez "Evergrande" të Guangzhou-t.
Njoftimi i tij u bë pasi "Evergrande" fitoi titullin e katërt radhas kampion të Superligës Kineze, pas barazimit në fundjavë 1-1 me "Luneng" të Shandong-ut.
"Gjatë tre vjetëve të fundit, kam pasur një punë shumë të vështirë. Klubi më punësoi për ta bërë 'Evergrande'-n një ekip të nivelit të lartë, dhe besoj se e bëra një gjë të tillë. Ne kemi fituar tre tituj të Superligës Kineze, një Ligë Kampionesh të AFC-së (Konfederata Aziatike e Futbollit) dhe një kupë të FA-së (Shoqata Kineze e Futbollit)."
67-vjeçari do të vazhdojë megjithatë të jetë kryezyrtari teknik i ekipit "Evergrande", trajneri i ri i të cilit pritet të shpallet këtë javë. (Artani)