Banka Botërore deklaroi të enjten se do të shtojë 100 milionë dollarë amerikanë, si ndihmë për dërgimin e personelit mjekësor në 3 vendet më të prekura nga Ebola në Afrikën Perëndimore, duke e çuar fondin e ndihmës kundër Ebolës në 500 milionë dollarë amerikanë.
Sipas deklaratës së publikuar nga Banka Botërore, 100 milionë dollarët shtesë do të përdoren gjithashtu për krijimin e një qendre bashkëpunimi mes OKB-së, OBSH-së dhe 3 vendeve të Afrikës Perëndimore, të prekura nga epidemia e virusit.
Në një raport të mëparshëm të Bankës Botërore thuhet se nëse epidemia në Guine, Liberi dhe Sierra Leone nuk kontrollohet dhe përhapet në vendet kufitare, deri vitin e ardhshëm epidemia pritet të shkaktojë një humbje ekonomike prej 32.6 miliardë dollarësh amerikanë në Afrikën Perëndimore. (Çang Çuo)