Fjala kyçe: 外长---Wài zhǎng---Ministri i jashtëm
20141030WAIZHANG |
Në nëntor, do të organizohet në Pekin takimi joformal i udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit(APEC). Ministria e Jashtme e Kinës organizoi "Forumin e Lanting-ut", ku u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin në APEC mes diplomatëve të huaj, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare e të qarqeve tregtare, specialistëve dhe gazetarëve. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shprehu parashikimet e tij për 3 arritjet e reja kryesore në takimin e APEC-ut, duke përfshirë nisjen e formimit të zonës së lirë tregtare të Azi-Paqësorit.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shpjegoi në fjalim, ku shpjegon opinionet e reja të Kinës lidhur me bashkëpunimin në kuadër të Azi-Paqësorit dhe shpresat e Kinës për rezultatet e ardhshme të takimit jozyrtar të udhëheqësve të APEC-ut.
Sivjet është 25 vjetori i formimit të APEC-ut. Në fillimet e saj APEC-u ishte një organizatë që bazohej në konceptin gjeografik. Deri tani, ajo është zhvilluar si një sistem i bashkëpunimit në nivel të lartë, në një sipërfaqe më të madhe të rajonit të Azi-Paqësorit, ku përfshihen 2.8 miliardë njerëz dhe gjysma e GDP-së së botës. Ministri i jashtëm Wang Yi thekson se Kina, një anëtar i rëndësishëm i familjes së Azi-Paqësorit, gjithmonë e konsideron si detyrë të saj nxitjen e lulëzimit dhe të stabilitetit të këtij rajoni, duke ruajtur rolin kontruktiv në çështjet rajonale.
Siç mësohet tema e takimit të APEC-ut të Pekinit do të jetë "Formimi i partneritetit të Azi-Paqësorit përballë të ardhmes". Do të përcaktohen 3 tema të rëndësishme të diskutimit, si "nxitja e integrimit të ekonomisë rajonale", "nxitja e zhvillimit, e reformës dhe rritjes në krijimtari ekonomike" "forcimi i ndërtimit të një infrastrukture të gjithanshme, ndërlidhjet e bashkëkomunikimet ".
Vitet e fundit, integrimi ekonomik i rajonit të Azi-Paqësorit është ndër temat ku është fokusuar APEC-u.
Kryediplomati Wang Yi bëri të ditur se në takimin jozyrtar të APEC-ut të Pekinit, janë parashikuar shumë objektiva, ku mund të përfshihet nisja e procesit të zonës së tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit.
"Formimi i zonës së tregtisë së lirë është ndër mendimet unanime dhe vullnetet e liderëve të APEC-ut. Kjo favorizon integrimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në këtë zonë. Pas bashkërendimit dhe bashkëpunimeve mes palës kineze dhe anëtarëve të APEC-ut, do të arrihen shumë mendime unanime të rëndësishme në takimin e APEC-ut të Pekinit. Do të lëshohet sinjali i dukshëm i ngritjes së nivelit të integrimit të zonës, që do të shndërrojë vullnetet shumëvjeçare në aktivitete praktike."
"Zbulimi i forcave të reja për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë së Azi-Paqësorit" do të jetë objektivi i dytë i shpresuar nga palët e ndryshme të takimit të APEC-ut. Wang Yi tha se në takimin e Pekinit do të zhvillohen diskutime në 5 fusha si reforma ekonomike, ekonomia e re, rritja e krijimtarisë, përkrahja gjithpërfshirëse dhe urbanizimi, ku përfshihen bashkëpunimet në fushat e përparuara si thellimi i ekonomisë së internetit, ekonomia blu.
Njoftohet se në takimin e APEC-ut priten arritje të reja në fushat e ndërlidhjeve dhe të bashkëkomunikimeve, ku përfshihen jo vetëm ndërtimet e urave, të rrugëve dhe të infrastruktura të tjera, por edhe ndërlidhjet e softwares.
Fjalimi i Wang Yi-së shkaktoi reagime pozitive te pjesmarrësit. Kryetari i Këshillit të Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit për Indonezinë Cheeseman Seaman Jontaku u shpreh në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës se mirëpret propozimet e lidhur me komunikimin brenda rajonit, të nxitura nga pala kineze.
"Objektivi më i madh i yni për APEC-un është zhvillimi i bashkëpunimit efektiv ndërmjet palëve të ndryshme në ndërlidhjet dhe bashkëkomunikimet, meqenëse na nevojiten burime të reja. Eksplorimi i burimeve të reja të rritjes vjen nga ndërtimet e reja infrastrukturore, në të cilat Kina mund të luajë një rol drejtues."(Xu Guang)