Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë tha të mërkurën se Kina do të ofrojë paketën e 4-t të ndihmave humanitare për 4 vendet afrikane që luftojnë me Ebolën.
Kina do të dërgojë specialistë të shëndetit në Liberi, Sierra Leone dhe Guine për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë; do të vazhdojë të ofrojë shtretër, ambulanca, materiale ndihme etj. Bëhet e ditur gjithashtu se në Liberi do të ndërtohet një qendër shëndetësore me 100 shtretër; do të dërgohen 160 mjekë dhe infermierë për administrimin e kësaj qendre dhe në vitin 2015 do të organizohen 12 kurse trajnimi për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.
Pas shpërthimit të epidemisë në mars në disa vende të Afrikës perëndimore, qeveria kineze ka ofruar vazhdimisht ndihma humanitare që kapin vlerën e 250 milionë juanëve.
Kina shpalli të mërkurën se do t'u ofrojë 4 vendeve një ndihmë totale prej 500 milionë juanësh për të luftuar Ebolën. (DU)