Kina do ta mirëpresë vizitën e presidentit amerikan Barack Obama në Pekin dhe takimin e 22-të të udhëheqësve të ekonomive të APEC-ut, tha te enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.
Hong tha se presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti Obama do të diskutojnë marrëdhëniet e reja midis dy vendeve dhe çështje ndërkombëtare, përfshirë ndërmarrjen e veprime të përbashkëta kundër virusit ebola, terrorizmin dhe ndryshimin e klimës.
"Ne shpresojmë se nëpërmjet kësaj vizite, të dy palët do të thellojnë besimin strategjik, do të reduktojnë pasigurinë dhe do të shtojnë bashkëpunimin strategjik në mënyrë që të përparojnë marrëdhëniet e llojit të ri midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara," tha Hong. (Leftion Peristeri)