Presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të samitit tregtar industrial të APEC-ut njoftoi të enjten zv/drejtori i Shoqatës për Nxitjen e Tregtisë së Kinës Yu Ping.
Yu tha se që tani komisioni organizator i samiti po fton aktivisht udhëheqësit e 20 ekonomive të rajonit të Azi Paqësorit.
"Deri tani, është konfirmuar se në këtë samit do të marrin pjesë udhëheqësit e ShBA-së, Zelandës së Re, Kilit, Peru-së, Indonezisë, Vietnamit, Papua Guineas së Re dhe e Hong Kongut," tha Yu Ping.
Sipas tij tema e samitit të sivjetshëm është "Perspektiva e re në Azi Paqësor: Inovacion, Lidhje, Bashkim, Zhvillim". "Në këtë mbledhje, do të marrin pjesë 130 kompani të listës TOP 500 të botës. Krahas këtyre, do të vijnë edhe mbi 1500 përfaqësuesit e kompanive nga 21 ekonomitë e rajonit të Azi Paqësorit," shtoi Yu.
Në këtë samit, do të ketë 9 tema kryesore, të cilat mbulojnë zhvillimin e ekonomisë botërore dhe bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Azi Paqësorit. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)