Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i FIFA-s Sepp Blatter kanë shkuar për inspektim në një stadium në Moskë që do përdoret në Kupën e Botës 2018.
Putini është takuar edhe me komitetin organizator të Kupës së Botës 2018. "Unë jam i sigurt se Rusia do t'i përfundojë të gjitha punimet brenda afatit të përcaktuar dhe me standardet më të larta", tha presidenti rus.
Ka pasur thirrje që Kupa e ardhshme e Botës të zhvillohet në një vend tjetër, duke pasur parasysh situatën në Ukrainë. Megjithatë, Sepp Blatter e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
"Futbolli nuk mund të bojkotohet, futbolli nuk mund të bojkotohet në asnjë vend dhe kjo nuk do të ndodhë as në Rusi, kategorikisht jo," është shprehur Blatter-i.