PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, rritja e GDP-së parashikohet në 7.4% në 2014
2014-10-27 17:31:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 经济---Jīngjì---Ekonomi

Ditët e fundit, në një konferencë shtypi të Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës, specialisti i ekonomisë i Qendrës Studimore dhe Zhvillimit Yu Bing prezantoi gjendjen aktuale makro-ekonomike të vendit. Yu Bing parashikoi një rritje të GDP-së afro 7.4% në vitin 2014. Ai beson se në 2 vitet e ardhshme, rritja e ekonomisë kineze do të jetë më e qëndrueshme. Në vitin 2015, pritet një rritje e GDP-së në afro 7% me kushte të përshtatshme.

Yu Bing u shpreh se nga viti 1978 deri në vitin 2012, rritja mesatare e GDP-së së Kinës ka arritur në 9.8% çdo vit. Këto 35 vjet është faza e rritjes së shpejtë të ekonomisë kineze. Por industria e rëndë dhe kimike e Kinës ka tejkaluar kapacitetin, hapësira e zhvillimit është ulur dukshëm, tregu i pasurisë së paluajtshme përballon rregullimin e nevojshëm pas zhvillimit të shpejtë për mbi 10 vjet. Në këtë sfond, është e pashmangshme që të ulet shpejtësia e rritjes ekonomike kineze.


Foto: 汤德伟 / 东方IC

Specialisti i ekonomisë Yu Bing parashikon një rritje të eksportit prej 6%. Për shkak të lehtësimit të politikave të kredidhënies për banesa mund të parashikohet një rritje e përsëritur e sasisë së shitjes së shtëpive në periudhën e mbetur të këtij viti, por është parashikuar një ulje prej 15% e investimeve në sektorin e pasurisë së patundshme. Është parashikuar një rritje e konsumit praktik afro 10.8%. Prandaj, rritja e GDP-së në 7.4% është e arsyeshme dhe e pranueshme për tërë vitin.

Duke u bazuar te ulja e shpejtësisë së rritjes së GDP-së në Kinë, jashtë vendit janë vërejtur dhe analiza negative për rritjen ekonomike kineze në të ardhmen. Për këto analiza, Yu Bing thotë se në procesin e kalimit të ekonomisë kineze në një gjendje të re normale, qarkullimi i ekonomisë do të ndodhet në presion të vazhdueshëm para arritjes së ekuilibrit të ri. Por gjendja ekonomike aktuale është e qëndrueshme në përgjithësi. Qysh nga viti 2012 deri tani, në 11 tremujorë radhazi ekziston një diferencë prej vetëm 0.6% mes rritjes maksimale dhe rritjes minimale të GDP-së, duke shmangur luhatje të madhe ekonomike në prirjen e uljes së shpejtësisë së rritjes ekonomike. Analisti i ekonomisë Yu Bing thekson se kjo krijon një mjedis relativisht të mirë makroekonomik për transformimin e subjektve të ndryshme tregtare, sipas gjendjes së re ekonomike të Kinës.

Analisti Yu Bing është i mendimit se viti 2015 është viti i fundit i planit 5-vjeçar të 12-të dhe viti 2016 është viti i fillimi të planit 5-vjeçar të 13-të. Prandaj, këto dy vjet përbëjnë periudhën kyçe për transformimin e ekonomisë kineze në gjendjen e re normale, ndërrimin e metodave të zhvillimit dhe vazhdimin e forcave nxitëse të ekonomisë. Politika makroekonomike duhet të përshtatë prirjen e rregullimit aktual.

Në kushtet paraprake të garantimit të rritjes minimale dhe kujdesjes së goditjeve të papritura afatshkurtëra, duhet të kontrollohet luhatja ekonomike brenda nivelit të kufizuar. Në vitin 2015, do të bëhen përpjekje për të realizuar një rritje të GDP-së prej 7%, nëse ka kushte të përshtatshme.


Foto: wang xiao dong / 东方IC

Yu Bing tha: "Në një platformë të re me rritje relativisht të ulët, nëse mund të realizohen 6 objektivat ekonomike, besojmë se ata simbolizojnë përcaktimin e gjendjes të re normale të ekonomisë kineze. Ndër këto 6 objektiva janë përfitimet e ndërmarrjeve, rritja e të ardhurave fiskale, realizimi i punësimit të plotë, përmirësimi i jetës së qytetarëve, parandalimi i rrezikut, stabilizimi i mjedisit të burimeve. Këta janë 6 treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë kineze në krahësim me shpejtësinë e rritjes.

Në përgjithësi, vitet 2014, 2015 dhe 2016 përbëjnë periudhën kyçe për ekonominë kineze. Nëse ekonomia mund të kthehet në gjendjen e re të rritjes nëpërmjet rregullimit të politikave makroekonomike, atëhere do të përcaktohet një ritëm i qëndrueshëm dhe i shpejtë i rritjes ekonomike në 10 vjetët e ardhshëm. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China