Kina dërgoi një kontingjent të ri ndihmash humanitare për vendet afrikanë për të ndihmuar në parandalimin e ebola-s.
Ndihmat do të shkojnë në Mali, Ghana, Benin, Guineja-Bissau, Bregun Fildishtë, Republikën Dominikane të Kongos dhe Nigerinë, njoftoi Ministria e Tregtisë.
Materialet e ndihmës përfshijnë veshje mbrojtëse, syze mbrojtëse dhe termometra elektronikë. Materialet do të arrijnë në destinacion përpara fundit të tetorit.
Më herët në prill dhe në gusht, qeveria kineze dha një fond ndihme prej 34 milionë juan (5.57 milionë dollarë) për vendet e goditura.
Më 12 tetor, gjithashtu qeveria dha një fond prej 200 milionë juanësh për vendet afrikane dhe institucionet ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)