PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li bën thirrje për bashkëpunim global kundër ebolës
2014-10-22 09:51:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang foli të martën në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun lidhur me rritjen e kërcënimit të ebolës, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për t'u bashkuar kundër virusit vdekjeprurës.

Epidemia e ebolës në Afrikën Perëndimore, vuri në dukje Li, ka rrezikuar shëndetin dhe jetën e njerëzve në vendet e prekura, ka penguar seriozisht zhvillimin ekonomik e qëndrueshmërinë shoqërore të këtyre vendeve dhe përbën një kërcënim për shëndetin publik global.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të shtojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin për të luftuar së bashku sëmundjen, u shpreh kryeministri kinez. Ai shtoi se përparësia kryesore tani është që të sigurohen më shumë furnizime, fonde dhe personel mjekësor në zonat e goditura nga ebola, të udhëzohet publiku për ta trajtuar epideminë në mënyrën e duhur dhe të forcohet besimi se beteja me ebolën do të fitohet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China