Zhvillimi i ekonomisë dhe tregtisë botërore po karakterizohet nga ngritja e pozicionit dhe rëndësisë së vendeve në zhvillim në ekonominë globale, pjesëmarrja sa më shumë e vendeve në zhvillim në zinxhirin global të vlerës, ngritja e çmimit të lëndëve të para dhe mbështetja sa më shumë te njëra-tjetra e ekonomive të ndryshme, thekson një raport i publikuar të hënën nga Organizata Botërore të Tregtisë (OBT). Raporti thekson se këto prirje u kanë sjellë vendeve në zhvillim sfida dhe shanse.
Raporti vjetor me titull "Tregtia Botërore 2014" thekson se që nga viti 2000, përqindja e vendeve në zhvillim në tregtinë globale u rrit nga 33% në 48%.
Sekretari i përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo, tha se sistemi i tregtisë shumëpalëshe, i hapur, jodiskriminues dhe i bazuar mbi rregullat tregtare është baza e rëndësishme që siguron vendet në zhvillim të arrijnë rezultate ekonomike tregtare. "Por, përsëri shumë vendeve në zhvillim, kanë ende një rrugë të gjatë," theksoi kreu i OBT-së. (Wang Lei/Leftion Peristeri)