Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha të dielën se ushtria do të formonte një grup prej 30 anëtarësh me detyrën e dhënies së ndihmës në raste emergjence nëse virusi ebola përhapet më vend.
Zëdhënësi John Kirby tha se kjo masë merret pas kërkesës së Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, duke nënvizuar se skuadra do të qëndrojë në gatishmëri dhe do të veprojë "në mënyrë efikase dhe të siguritë" në rast të shfaqjes së më shumë rasteve të infektimit nga ebola.
"Sekretari Chuck Hagel urdhëroi sot Komandantin e Divizionit Verior, gjeneral Chuck Jacoby, të përgatisë dhe trajnojë një skuadër speciale mbështetjeje mjekësore që mund të ofrojë ndihmë të shpejtë në rast se kërkohet nga profesionistët civilë në Shtetet e Bashkuara," tha Kirby në një deklaratë. (Leftion Peristeri)