Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) deklaroi të hënën se Nigeria nuk shënon më raste me virusin Ebola, pasi prej 42 ditësh në këtë vend afrikan nuk është konfirmuar asnjë rast i prekur.
Përfaqësuesi vendor i OBSH-së në Nigeri, Rui Dama Gaz e bëri këtë deklaratë në kryeqytetin Abuja.
Zëdhënësi i Ministrisë nigeriane të Shëndetësisë, Dan Nwomeh i tha agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua se Nigeria e ka mirëpritur këtë zhvillim. (Eda Merepeza)