PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang propozim 3 pikësh në Milano
2014-10-17 10:51:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të enjten në sesionin e 10-të të Konferencës së Liderëve të Azisë dhe të Europës, që mbahet në Milano.

Në fjalimin e tij, Li paraqiti propozimin 3 pikësh mbi bashkëpunimin Azi-Europë. Ai tha se së pari, Azia dhe Europa duhet të punojnë së bashku për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Së dyti duhet të nxitet bashkëpunimi dhe komunikimi reciprok si dhe liberalizimi i tregtisë dhe investimeve. Së treti duhet të shtohen kontaktet dhe zhvillimi shoqëror midis Azisë dhe Europës.

Li theksoi se Kina si një anëtare e komunitetit ndërkombëtar dhe Euro-Azisë po bën përpjekje aktive për nxitjen e paqes dhe zhvillimit botëror. Kina është e vendosur në rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të zbatojë politikën e fqinjësisë së mirë me vendet përreth. Ai shtoi se Kina është e gatshme që së bashku me vendet fqinje aziatike të gëzojnë interesat e zhvillimit ekonomik dhe të marrin bashkërisht përgjegjësinë e sigurisë dhe stabilitetit, për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit paqësor. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China