PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takon kryeministrin grek
2014-10-17 10:07:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të enjten në Milano me homologun grek Antonis Samaras.

Li Keqiang u shpreh se bashkëpunimi midis dy vendeve ka hyrë në një fazë të re. "Qeveria mbështet ndërmarrjet kineze që të marrin pjesë në projektet e privatizimit në Greqi dhe dëshiron bashkëpunim konkret me në ndërtimin e infrastrukturës, të projekteve detare, të transportit, financiare etj," theksoi Li. Kreu i qeverisë kineze u shpreh për nxitjen e besimit reciprok midis Azisë dhe Evropës si dhe të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës e Greqisë në nivelin më të lartë, duke shënuar përfitime reciproke.

Nga ana e tij kryeministri Samaras u shpreh se Greqia mirëpret firmat kineze në procesin e privatizimit dhe të nxitet projekti i portit të Pierut për forcimin e bashkëpunimit në transportin detar, infrastrukturë, financa etj. Ai theksoi se duhet të nxitet besimi reciprok midis Azisë dhe Evropës dhe të zhvillohen më tej marrëdhëniet greko-kineze dhe evropiano-kineze.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China