Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën në Milano me kryetarin e Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy dhe me kryetarin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso.
Li Keqiang vuri në dukje se BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe Kina e Evropa i ofrojnë njëra-tjetrës shance zhvillimi. Ai u shpreh se të dyja palët duhet të këmbëngulin në respektimin reciprok, trajtimin e barabartë dhe të zgjidhin fërkimet e mosmarrëveshjet në bazë të dialogut dhe konsultimeve, që të sigurojnë zhvillim normal dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-evropiane.
Li Keqiang theksoi se lulëzimi i Evropës është në dobi të zhvillimit të botës. Me shpejtimin e integrimit të Evropës, qëndrueshmëria e euros, si monedha kryesore ndërkombëtare, do të luajë rol pozitiv për nxitjen e shumëpolarizimit të botës dhe shumëllojshmërinë e monedhave të rezervës.
Van Rompuy dhe Barroso thanë se Evropa dhe Kina kanë interesa të gjera, të përbashkëta dhe hapësira të mëdha bashkëpunimi, duke theksuar se bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka patur përparime. BE-ja ka bërë përpjekje për reformën strukturore dhe për integrimin e Evropës. Pala evropiane e falënderoi palën kienze për besimin dhe përkrahjen ndaj Evropës dhe euros. Ajo do të vazhdojë të këmbëngulë në politikën miqësore me Kinën dhe të ruajë dialogun dhe bashkëpunimin e ngushtë me palën kineze, në bazë të respektit, leverdisë reciproke dhe të fitimeve të përbashkëta. (Wang Lei)