Kryeministri kinez Li Keqiang ka njoftuar se Kina do të japë një fond 50 milonë dollarë amerikanë për Organizatën e Ushqimit dhe të Bujqësisë (FAO) në 5 vitet e ardhshme.
Kryeministri kinez tha se fondi i ri do të përdoret për të ndihmuar vendet në zhvillim.
"Për të forcuar më tej bashkëpunimin me FAO-n, në veçanti bashkëpunimin Jug-Jug brenda kornizës së FAO-s, qeveria kineze do të dhurojë një fond prej 50 milionë dollarësh amerikanë për FAO-n në 5 vitet e ardhshme, si dhe do të shtojmë mbështetjen për Programin Botëror të Ushqimit dhe Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor."
Qeveria kineze dhe ajo italiane kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke u zotuar për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshi sigurinë dhe zbatimin e ligjit.(Albana)