Për të luftuar evazionit fiskal ndërkufitar, ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për krijimin e një platformë për shpërndarjen automatike të informacioneve bankare. Këtë e bëri të ditur Pier Carlo Padoan, ministër i Financave i Italisë, i cili është kryetari i radhës i BE-së.
Padoan deklaroi që në fund të këtij viti, vendet anëtare të BE-së në Berlin do të nënshkruajnë marrëveshjen zyrtare mbi shpërndarjen e informacioneve bankare, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2017.
Shkëmbimi i informacionit bankar mes vendeve të BE-së ka kuptimin që nëse një qytetar i një vendi anëtar të BE-së hap një llogari bankare në një vend tjetër të BE-së, atëherë sektori tatimor i vendit të këtij personi mund të marrë automatikisht informacionet e llogarisë së tij. Kështu, mund të luftohet evazioni fiskal në mënyrë më efikase.
Nga të dhënat ka rezultuar se BE-ja përballet çdo vit me një humbje prej miliarda eurosh për shkak të evazionit fiskal. (Jiang Lei)