Kompanitë kineze dhe italiane nënshkruan të martën disa marrëveshje që kapin vlerën 8 miliardë eurove (mbi 10 miliardë dollarë amerikanë), si pjesë e vizitës në Itali të kryeministrit kinez Li Keqiang.
Marrëveshjet u nënshkruan nga anëtarë të Komitetit kino-italian të Sipërmarrësve, që u krijua katër muaj më parë.
Në pjesëmarrjen së bashku me homologun e tij italian Matteo Renzi në një event të organizuar nga sipërmarrësit e dy vendeve, Li tha se marrëveshjet, kryesisht ato që mbulojnë investimet dypalëshe dhe bashkëpunimin teknologjik dhe financiar, kanë tejkaluar modelin tradicional blerje-shitje, duke treguar koordinimin e nivelit të lartë mes dy vendeve.
Li është duke vizituar Italinë me ftesë të Renzi-t. Ai u largua nga Moska të martën pas zhvillimit të takimit të 19-të të rregullt midis kryeministrave kino-rusë.
Italia është stacioni i fundit i turit europian të kryeministrit Li, më parë ai vizitoi Gjermaninë dhe Rusinë. (Albana)