PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina-Rusia, bashkëpunim për hekurudhën me shpejtësi të lartë
2014-10-14 10:34:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 高铁---Gāo Tiě---Hekurudhame shpejtësi të lartë


Të hënën, në prani të kryeministrit kinez Li Keqiang dhe homologut të tij rus Dmitri Medvedev u nënshkrua një memorandum mbi programin e hekurudhës me shpejtësi të lartë, që synon ndërtimin e korridorit të transportit aziatiko-europian, që lidh Pekinin dhe Moskën.

Komisioni i Zhvillimit dhe të Reformës, Ministria e Transportit, Korporata e Hekudhurës e Kinës dhe Hekurudha Ruse nënshkruan këtë marrëveshje.

Gjithnjë e më shumë vende të botës po ndërtojnë rrjetin hekurudhor me shpejtësi të lartë, që ndikon në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Rusia shpreson që trenat e shpjetësisë së lartë që do të qarkullojnë në territorin e saj do t'i sjellin qytetarëve të këtij vendi më shumë lehtësira. Aleksandr Misharinzv.President i Hekurudhave të Rusisë vuri në dukje kërkesat e larta për bashkëpunimet me Kinën në ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë:

"Pa dyshim që Rusia ka interesa të shumta dhe i nevojitet hekurudha me shpejtësi të lartë. Ky është një program irëndësishëm dhe me perspektivë, që ka kuptim strategjik për zhvillimin ekonomik të Rusisë. Po zhvillojmë bashkëpunime me Kinën mbi teknologjinë dhe investimet e kësaj fushe. Kemi zhvilluar seminare të ndryshme mbi këtë projekt. Kina është parnteri më i rëndësishëm i Hekurudhës Ruse në Azi."

Siç mësohet gjatë vizitës në Rusi, kryeminsitri kinez Li Keqiang do të diskutojë me palën ruse për bashkëpunime konkrete mbi hekurudhën me shpejtësi të lartë. Lidhur me këtë, ambasadori i Kinës në Rusi Li Hui u shpreh:

"Liderët kinezë dhe rusë kanë disktuar disa herë për bashkëpunimet në fushën e hekurudhës me shpejtësi të lartë. Më 14 gusht në Sochi u mbajt konferenca e parë mbi ndërtimin e korridorit të transportit aziatiko-europian 'Pekin-Moskë', më 15 shtator u zhvillua konferenca e dytë dhe shumë shpejt do të realizohet takimi i tretë. Dua të ritheksoj që Kina ka dëshirë të angazhohet në shtritjen e rrjetit hekurudhor të Rusisë, qoftë në rrjetin trandicional, qoftë në atë me shpjetësi të lartë, të kontribuojë në forcimin e miqësisë mes dy popujve."

Vitet e fundit Kina dhe Rusia po nxitin bashkëpunimet mbi një sërë programesh të rëndësishme. Deri në vitin 2015, vëllimi i tregtisë së përgjithshme dypalëshe do të arrijë në 100 miliardë dollarë dhe kjo shifër do të dyfishohet deri në vitin 2020. Këto programe do të thellojnë shkëmbimet në të gjitha fusha mes Kinës dhe Rusisë.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China