PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takon homologun rus Medvedev
2014-10-14 10:05:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të hënën pasdite në Moskë me homologun rus Dimtri Medvedev me të cilin dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit.

Li Keqiang thekoi se Kina dhe Rusia janë përkatësisht vendet më të mëdha në botë nga popullsia dhe territori. "Ne jemi dhe vende fqinje ndaj bashkëpunimi dypalësh ka një domethënie strategjike me synim lidhjen e qëndrueshme dhe afatgjatë. Këto bashkëpunime janë në përputhje me interesat dhe leverdinë reciproke, nga të cilat mund të përfitojnë dy popujt tanë, paqja dhe prosperiteti botëror", tha kryeministri kinez Li Keqiang.

Ndërsa, homologu i tij Medvedev u shpreh se Rusia dhe Kina janë partnere strategjike me kuptim konkret.

Ai vlerësoi lart mekanizmin e zhvillimit të dialogut sistematik midis kryeministrave të të dy vendeve, duke ritheksuar se forcimi i bashkëpunimit mund të favorizojë dy popujt dhe botën. (Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China