Banka Popullore e Kinës dhe Banka Qendrore e Rusisë nënshkruan të hënën marrëveshjen për këmbimin e monedhave me vlerë prej 150 miliardë juanësh dhe 815 miliardë rublash.
Burime nga Banka Popullore e Kinës theksojnë se marrëveshja synon të lehtësojë tregtinë dypalëshe dhe investimet e drejtpërdrejta, duke nxitur zhvillimin ekonomik në të dy vendet.
Afati i marrëveshjes është 3-vjeçar dhe mund të zgjatet me konsensus dypalësh.(Jiang Lei)