PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Rusia drejt bashkëpunimit teknologjik
2014-10-13 16:24:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 创新---chuàng xīn---Inovacion

Kryeministri i Kinës Li Keqiang, mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Forumit të tretë Ndërkombëtar të Moskës për Inovacion dhe Zhvillim, të mbajtur më 14 tetor. Vitet e fundit, marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjike kino-rus po zhvillohen pa ndërprerë, të dy vendet kanë thelluar bashkëpunimet në fushën e teknologjisë dhe të inovacionit, duke korrur fryte të dukshme.

Ndër bashkëpunimet konkretet në të gjitha fushat, ekziston një potencial gjigant në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Me ftesën e Rusisë, si i vetmi "shtet partner", Kina mori pjesë në Forumin e tretë Ndërkombëtar të Moskës për Inovacion dhe Zhvillim. Ambasadori i Kinës në Rusi Li Hui u shpreh lidhur me këtë :

"Zbatimi i strategjisë së zhvillimit në fushën e inovacionit, nevojit pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë. Kina dhe Rusia duhet të bëhen 'partnerët e tekonologjisë inovacioni', të mësojnë dhe të shkëmbejnë përvojë nga njëri-tjetri, që të realizojnë përfitime e progres të përbashkët. Kina dëshiron të nxisë, bashkë me Rusinë, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë dhe të investimit, nëpërmjet kompanive të të dy vendeve. Popujt kinez dhe rus do të përfitojnë nga integrimi teknologjik dhe ekonomik."

Qeveria ruse është një prej nismëtareve dhe organizueset aktive të këtij forumi. Një vit më parë, pasi dy forumet e kaluara u zhvilluan me sukses, kryeministri rus Dimitri Mevedev që vizitonte Kinën ftoi personalitetet e larta kineze të merrnin pjesë në edicionin e tretë të forumit. Pas përgatitjes disa mujore , në forumin e sivjetshëm 18 ndërmarrje kineze paraqesin mbi 40 produkte me teknologjinë më të avancuar, nga fusha e hekurudhës, të astronautikës, të prodhimit "high-end", të nanometrit, të elektrikës bërthamore, të LED-it, të telekomunikacionit e të tjera.

Zv.kryeministri i Rusisë Arkady Dvorkovich vlerësoi lart pjesëmarrjen e Kinës. Gjatë forumit të dyja vendet do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh. Arkady Dvorkovich tha:

"Vetë kryeminstri i Kinës kryeson delegacionin e përbërë nga zyrtarë, biznesmenë dhe personalitete të njohura për të marrë pjesë në aktivitetet e forumit. Shumë organizma kineze kanë krijuar lidhje të gjerë me palën ruse në fushën e kërkimeve shkencore dhe tregtare. Vërtetohet që Kina dhe Rusia kanë një bazë të fortë bashkëpunimi dhe kanë shënuar suksese nga fusha tradicionale deri në fushat e reja ."

Kina dhe Rusia kanë shumë programe bashkëpunimi në fushën aviacionit, të energjisë bërthamore, të lëndëve të reja, biologjike, informatike, të petroindustrisë e të tjera. Në korrik të vitit 2012, nëndetësja kineze "Jiaolong" ka kryer detyrën e saj në thellësinë prej 7000 metra nën nivelin e detit, si hera pare e kryerjes së kërkimeve shkencore në thellësi kaq të madhe. Kina dhe Rusia patën gjithashtu bashkëpunime të shumta në programe astronautike, si projektin e anjieve kozmike dhe trajnimet e astronautëve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China