PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, propozime për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore
2014-10-13 10:59:01 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit kinezë paraqitën disa propozime lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë botërore në takimin vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërore, që u zhvillua kohët e fundit në Uashington.

Në praninë e 188 anëtarëve të organeve financiare rajonale dhe botërore, zv.drejtori i Bankës Qendrore të Kinës Yi Gang mbajti një fjalim, ku theksoi se zhvillimi i ekonomisë globale ende përballet me paqëndrueshmëri.

"Progresi i ekonomive të zhvilluara është i ndryshëm, ndërsa rritja e ekonomive të reja ka paraqitur shenja ngadalësimi edhe pse ka mbetur në nivel të lartë. Nën kushtet e një situate të tillë, ne duhet të zbatojmë me vendosmëri politikat për nxitjen e punësimit dhe të zhvillimit, duke frenuar tkurrjen e ekonomisë, si dhe për gjetjen e më shumë mundësive të zhvillimit", tha z. Yi.

Për ekonominë kineze, zv.drejtori i Bankës Qendrore tha se situata makroekonomike dhe financiare e vendit mbetet e qëndrueshme, dhe do të vijojë nxitja e reformimit të strukturës aktuale për të ruajtur shpejtësinë e rritjes në një shkallë të arsyeshme.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China