Me ftesë të homologut rus Dmitry Medvedev, kryeministri i Kinës Li Keqiang arriti të dielën pasdite me një avion çarter në Moskë , duke filluar vizitën zyrtare në Rusi, ku do të zhvillohet takimi i 19-të i rregullt midis kryeministrave kino-rusë.
Li Keqiang tha se partneriteti i gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Rusisë ka hyrë në një etapë të re. "Shpresoj se nëpërmjet kësaj vizite do të thellohet më tej miqësia tradicionale kino-ruse, do të zgjerohet bashkëpunimi pragmatik midis dy vendeve dhedo të nxiten marrëdhëniet dypalëshe."
Në axhendën e vizitës në Moskë të kryeministrit Li Keqiang përfshihet takimi me presidentin Putin, pjesmarrja në takimin e 19-të të rregullt të kryeministrave kino-rusë, pjesmarrja së bashku me Medvedevin në ceremoninë e hapjes të Forumit Ndërkombëtar mbi "Novacionin e hapur" si dhe takimet me kryetarin e Dumës Ruse dhe kryetarin e Komitetit të Federatës. (Wang Lei)