20141009chuangxin |
Fjala kyçe: 创新---Chuàng Xīn---Risi
Kryeministri kinez Li Keqiang fillon sot vizitën e tij në Gjermani, Rusi dhe Itali, duke shënuar vizitën e tij të dytë në Europë brenda vitit. Ekspertët e përkufizojnë vizitën me dy fjalë "bashkëpunim dhe risi."
Gjermania është partneri më i madh tregtar i Kinës në Europë, gjithashtu për investime dhe teknologji. Fjalët kryesore të vizitës së kryeministrit Li Keqiang janë "risi" dhe "hapje". Në mars të këtij viti, Kina dhe Gjermania publikuan deklaratën e përbashkët për vendosjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të ri.
Kjo vizitë do të përcaktojë detajet e bashkëpunimit të ri, të dyja palët do të publikojnë 'Platformën e Bashkëpunimit Inovativ për Veprim'. Burime diplomatike theksojnë ky plan përfshin mbi 100 propozime dhe programe konkrete për të forcuar bashkëpunimin e ri midis Kinës dhe Gjermanisë.
Drejtuesi për Europën i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës, Cui Hongjian theksoi se në fushën e energjisë së re, tani Kina dhe Gjermania bashkëpunojnë në për automjetet elektrike, ndërsa nënvizoi së të dyja palët kanë hapësira më të mëdha bashkëpunimi.
Gjatë vizitës në Gjermani, Li Keqiang dhe homologia e tij Angela Merkel do të drejtojnë bisedimet qeveritare të raundit të tretë me pjesëmarrjen e mbi dhjetë ministrave nga secila palë. Gjithashtu Gjermania është vendi i vetëm perëndimor që ka themeluar këtë sistem për mbledhjen e dy qeverive.
Rusia është stacioni i dytë të kësaj vizite, dhe fjala "risi" shfaqet edhe një herë në axhendën e vizitës. Li Keqiang do të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar "Risia e hapur" në Moskë.
Drejtuesi për Euroazinë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës, Chen Yurong shpjegon forumi do të përcaktojnë drejtim e ardhshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
"Ky forum mbi risitë përfaqëson drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis të dyja palëve, për të kërkuar risitë në bashkëpunimin ekonomik dhe përmirësuar efikasitetin e bashkëpunimit."
Tani, Kina dhe Rusia janë partnerë bashkëpunimi strategjik të gjithanshëm, marrëdhëniet politike midis të dy vendeve janë më të ngushta. Por vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe Rusisë ishte më pak se 90 miliardë dollarë.
Gjatë vizitës në Rusi, në fokus do të jenë programet e mëdha me rëndësi strategjike, si financat, energjia, hapësira ajrore, transporti etj., ku të dyja palët do të nënshkruajnë më shumë se 50 marrëveshje qeveritare dhe kontrata tregtare.
Italia është një nga ekonomitë më të rëndësishme të BE-së dhe një vend i rëndësishëm në Europën Jugore. Vizita e kryeministrit Li Keqiang vjen pas asaj të homologut të tij italian Mateo Renzzi në Pekin më herët këtë vit.
Bashkëpunimi inovativ do të jetë tema më e rëndësishme e vizitës. Pedagogu i Universitetit të Diplomacisë Xiong Wei thotë se Kina dhe vendet europiane zhvillojnë një bashkëpunimin inovativ që mund të ndihmojë për pakësimin e konflikteve tregtare.
"Midis Kinës dhe vendeve europiane ekzistojnë konflikte tregtare, siç janë hetimet anti-dumping. Nëse të dyja palët do t'i kushtojnë rëndësi risive, mund të zgjerohet bashkëpunimi dhe mund të pakësohen konfliktet, duke iu dhënë një kuptim më të madh marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu risia është masat strategjike do të forcojnë ekonominë e brendshme të vendeve përkatëse."