Luftime të ashpra po raportohen midis luftëtarëve kurdë dhe militantëve të Shtetit Islamik në qytetin kufitar sirian Kobane.
Ndërkohë thuhet se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po i shtyjnë militantët jashtë qytetit .
Shteti Islamik ishte duke avancuar në drejtim të qytetit strategjik nga tre drejtime, duke përhapur frikën se ai mund të bjerë në duart e militantëve.
Kobane ka qenë rruga kryesore e militantëve të Shtetit Islamik drejt Sirisë.
Luftimet tre javore përreth Kobane kanë shkartuar shpërnguljen e 160 mijë sirianëve përtej kufirit turk.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu po bën thirrje për maturi për konfliktin përreth Kobane pasi ai mund të shkaktojë trazira në mesin e popullsisë kudre të Turqisë.
Së paku 20 vetë u vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi protestuesit kurdë u përleshen me policinë, duke kërkuar më shumë ndërhyrje nga qeveria turke kundër Shtetit Islamik.
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje për krijimin e një zone tampon midis Sirisë dhe Turqisë. Megjithatë, qeveria turke ka qenë e gatshme për të ofruar trupa luftuese. (Leftion Peristeri)