Për të lehtësuar trafikun gjatë Takimit të Drejtuesve të APEC-ut, Bashkia e Pekinit do të zbatojë një sistem qarkullimi të automjeteve në bazë të targave të tyre. Takimi është planifikuar për në nëntor, lajm bërë i ditur të enjten nga autoritetet e transportit.
Qendra e kontrollit të trafikut do të lejojë automjetet të qarkullojnë në ditë të ndryshme bazuar në numrat tek ose çift në targat e tyre, duke nisur nga 3 deri në 12 nëntor, për të ulur trafikun e përgjithshëm me 35 për qind, thuhet në deklaratën e autoriteteve të transportit.
Gjatë kësaj periudhe qyteti do të rrisë numrin e autobusëve me 400, ose 2 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të transportit publik.
Takimi i Drejtuesve Ekonomikë të APEC-ut do të mbahet në Pekin më datat 10 dhe 11 nëntor.(Albana)