PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
FMN-ja ul parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore
2014-10-08 10:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të martën raportin "Parashikimi i ekonomisë botërore 2014", ku e ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike globale në 3.3 % sivjet dhe në 3.8 % në vitin 2015. FMN-ja gjithashtu paralajmëron në këtë raport për përkeqësimin e krizës ekonomike dhe sugjeron se shumica e ekonomive duhet ta vlerësojnë "ruajtjen e rritjes" si detyrën e tyre kryesore.

Në raport theksohet se ekonomia botërore përballet me kriza afatshkurtra, duke përfshirë përkeqësimin e situatës gjeopolitike dhe të problemeve të tregjeve financiale, si edhe me kriza afatmesme, si rënia potenciale e ekonomive të zhvilluara dhe e ekonomive në zhvillim.

FMN-ja shprehet në raportin "Parashikimi i ekonomisë botërore 2014" se ekonomitë e zhvilluara duhet të shmangin ndërprerjen e parakohshme të politikave të lirshme monetare dhe duhet të shtojnë investimet infrastrukturore për të mbështetur rigjallërimin e ekonomisë. Ndërkohë, FMN-ja kërkon nga ekonomitë e reja të nxitin reformat strukturore sipas situatës së tyre përkatëse.(Zhan Dian/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China