Qeveria kineze publikoi të dielën një dokument ku përshkruhen historia dhe arritjet e Korpusit të Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang-ut me rastin e 60-vjetorit të themelimit të tij.
Duke ndërthurur funksionet e prodhimit, administrimit dhe të mbrojtjes, Korpusi i Prodhimit dhe i Ndërtimit ka dhënë ndihmesë të pazëvendësueshme për zhvillimin e Xinjiang-ut, duke nxitur unitetin ndërmjet grupeve etnike, ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe forcimin e mbrojtjes së kufirit, thuhet në këtë dokument.
Gjatë këtyre 60 vjetëve, Korpusi i Prodhimit dhe i Ndërtimit ka nxitur modernizimin e Xinjiang-ut, ka krijuar sipërmarrje të mëdha bujqësore, industriale dhe minerare, dhe ka ngritur qytete të reja në bashkëpunim me banorët e të gjitha grupeve etnike.
Deri në fund të vitit 2013, Korpusi i Prodhimit dhe i Ndërtimit i Xinjiang-ut kishte një sipërfaqe prej 70 600 kilometrash katrorë nën administrimin e vet, me një popullsi 2 701 400 veta, 11.9 për qind e popullsisë së përgjithshme të Xinjiang-ut. (Artani)