Me lidhjen zyrtare të energjisë elektrike në fshatin "Han Tie Lie Ke" më 25 shtator përfundoi tërësisht projekti i ndërtimit të rrjetit elektrik në të gjithë Rajonin Autonom të Xinjiang-ut, i cili ka zgjatur 4 vjet. Kompania e Energjisë Elektrike të Xinjiang-ut e ka përfunduar 15 muaj para afatit projektin, ndërsa 984 mijë banorët e këtij rajoni nuk do të vuajnë më mungesën e energjisë elektrike.
Në periudhën 2011 -2014, në kuadër të projektit janë investuar 4 miliardë e 492 milionë juanë, duke zgjidhur problemin e mungesës së energjisë elektrike në 81 rajonet e Xinjiang-ut.(Xu Guang)