PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Truqia bën thirrje për sulme tokësore kundër IS
2014-09-29 10:15:30 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën në Stamboll se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka ndërmarrë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik, të cilat nuk mund ta dëmtojnë rëndë atë, duke bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar duhet të zhvillojë operacione tokësore.

Në ceremoninë e hapjes së Forumit të Ekonomisë Botërore, të mbajtur në Stamboll, kreu i shtetit turk tha se forcat e armatosura kurde brenda Irakut dhe ushtria irakiene duhet të jenë pjesë e sulmit tokësor.

Erdogan theksoi se Turqia, Iraku dhe Siria kanë një vijë kufitare mbi 1 mijë km dhe shtoi se Turqia ka ofruar azil për mbi 1.5milion refugjatë lufte. Për të siguruar kufirin turk, presidenti Erdogan kërkoi krijimin e menjëhershëm të zonës së ndalimit të fluturimeve. (Fang Xiaoyu)


foto nga www.cfp.cn


foto nga www.cfp.cn

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China