Qyteti Horgos i vendosur zyrtarisht në veriperëndim të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgurit, të premten është bërë qyteti më i ri në Rripin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Horgos administrohet nga Prefektura Autonome Kazake e Ilit. Këshilli i Shtetit miratoi në korrik rolin e Horgosit, si porta më e madhe në kufirin e Kinës me Kazakistanin.
Në kufirin perëndimor të Rrugës së Mëndafshit në Kinë, qyteti Horgos shërben si një portë e hapur me rrjet hekurudhor të integruar dhe autostrada pranë qendrave tregtare me dendësi të madhe popullsie në rajonin e Azisë Qendrore. (Eda Merepeza)