Kryeministri irakian Haider al-Abad tha se organizata ekstremiste Shteti Islamik ka plan të sulmojnë rrjetin e metrove e ShBA-së dhe të Francës, duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se ai ka "informata të sakta" se ekstremistët po hartojnë një plan për të sulmuar rrjetin e metrove nëpërmjet elementeve që kanë ardhur nga ShBA-ja dhe Franca. Abadi shtoi se autoritetet amerikane të inteligjencës kanë marrë paralajmërimin mbi këtë. Por më vonë zyrtarët amerikanë, përfshirë kreun e FBI-së James Comey, mohuan ekzistencën e këtij kërcënimi.
Pavarësisht kësaj, presidenti francez Francois Hollande vendosi të enjten forcimin e masave paraprake të sigurisë kundër terrorizmit në mjediset publike dhe sistemet e transportit publik.
Ndërkohë gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Iranit Hasan Rohani, tha se zhvillimi i organizatave ekstremiste si "Shteti Islamik", vjen nga gabimet strategjike të Perëndimit në Lindjen e Mesme. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar organizatat ekstremiste. (Du/Leftion Peristeri)