Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje vendeve të ndryshme të marrin pjesë në aleancën e gjerë të kryesuar nga ShBA-ja për të goditur organizatën "Shteti Islamik". Obama madje e konsideroi organizatën si një "kancer" ekstremist.
Të mërkurën, Departamenti i Shtetit njoftoi ngrirjen e pasurive të 10 anëtarëve të organizatës ekstremiste dhe administrimin e tyre sipas ligjit amerikan.
Në fjalimin e tij të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti Obama u shpreh se ShBA-ja nuk po lufton vetëm për interesat e veta. Deri tani, mbi 40 vende kanë shprehur dëshirën për t'iu bashkuar operacioneve kundër "Shtetit Islamik."
Parandalimi i luftëtarëve të huaj të shkojnë në Siri dhe pastaj kthimi i tyre në kufijtë e ShBA-së është një element kritik i strategjisë për të "degraduar dhe në fund për ta shkatërruar" Shtetin Islamik, tha Obama
Ndërkohë, pavarësisht se Obama e ftoi Rusinë t'i bashkohet operacioneve ushtarake, Moska tha se ndërhyrja e ShBA-së në Siri ishte e paligjshme. Sipas Ministrisë së Jashtme, goditja e objektivave terroriste ishte e paligjshme. (Du/Leftion Peristeri)