Kina shprehu pakënaqësi të ashpër ndaj ndërhyrjes së Bashkimit Europian në sovranitetin e pavarësinë juridike të saj, pas një deklarate të Zyrës së Shërbimit të Jashtëm të BE-së që kërkoi lirimin e menjëhershëm pa kushte të Ilham Tohti. Ky i fundit u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e Urumqi-t për propagandimin e ideve separatiste.
Zëdhënësi i trupit diplomatik i Kinës në BE u shpreh se ky dijetar i ashtuquajtur "i nderuar" nga pala europiane është një kriminel që nxit armiqësi, dhunë dhe kundërvënie kombëtare. Edhe në Europë, nxitja e urrejtjes kombëtare dhe përhapja e mendimeve terroriste me dhunë janë veprimet që shkelin ligjin.
I dënuari Ihlam Tohti ishte profesor në Universitetin Minzu të Pekinit ku ka propaganduar ide separatiste në rradhët e studentëve, nëpërmjet website-t, "Ujgur Online". Ai ka ushtruar presion ndaj studentëve për t'i anëtarësuar në grupin separatist, të kryesuar prej tij. (Fani)