PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KE-ja, shifra optimiste për përmirësimin ekonomik
2014-09-23 11:13:16 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian bëri të ditur të hënën përmes një raporti se që pas shpërthimit të krizës së borxheve europiane, Spanja, Italia, Portugalia dhe Greqia si katër vendet e goditura më rëndë nga kriza, zbatuan me efikasitet reformat ekonomike. Ai shtoi se pas reformës mjedisi tregtar është përmirësuar dhe parashikohet të ketë rritje në të ardhmen.

Komisioni i BE-së publikoi një raport me titull "Efekti i reformave të tregut", ku theksohet se nëpërmjet zbatimit të programit të reformave, katër vendet kanë ulur kostot administrative, kanë pakësuar barrierat tregtare dhe është parë një përmirësim i mjedisit tregtar.

Sipas raportit, 40% e vëllimit të përgjithshëm të PBB-së u favorizua nga reforma ekonomike, me një rritje të konsiderueshme të produktivitetit të punës, ku Portugalia shënoi një rritje prej 4.3% , Italia prej 7%, kurse Greqia 9%. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China