Zv.ministri i Arsimit i Kinës Hao Ping tha të hënën në Tianjin se Kina do të vazhdojë t'i përmbahet me prioritet politikës së zhvillimit të arsimit, duke forcuar bashkëpunimin e shkëmbimet arsimore me vendet e Europës Lindore e Qendrore.
Të hënën u zhvillua në Tianjin takimi mes universiteteve të Kinës dhe të vendeve të Europës Lindore e Qendrore ku 16 universitete kineze dhe 12 universitete nga 10 vendet e Europës Lindore e Qendrore nënshkruan "Deklaratën e krijimit të Shoqatës së Universiteteve të vendeve Kinë-Europë Lindore e Qendrore".
Kjo shoqatë do të krijojë një platformë për ndarjen e informacioneve e burimeve midis universiteteve anëtare, do të nxitë njohjen e diplomave mes anëtarëve dhe do të inkurajojë studentët të aplikojnë për bursa, duke nxitur shkëmbimet akademike dhe bashkëpunimin shkencor-studimor midis universiteve. (Fani)