Këngëtarja nga Singapori me origjinë kineze Stefanie Sun ishte në Hangzhou të shtunën e kaluar për të promovuar albumin e saj të ri "Kepler". Ky ishte koncerti i 13-të i këngëtares nga 20 që janë parashikuar për turneun e saj botëror të saj në vitin 2014.
Stefanie Sun u kthye në skenën muzikore me albumin "Kepler" pas tre vjetësh. Albumi po qarkullon prej gjysmë viti dhe është mirëpritur nga kritika dhe tifozët e këngëtares.
Së fundi Stefanie është kandiduar për çmimin "Artisti më i mirë në rajonin Azisë Juglindore" në aktivitetin e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Award (EMA 2014 MTV).