PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi Jinping takon homologun indian Pranab Kumar Mukherjee
2014-09-19 10:38:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të enjten në New Delhi me presidentin e Indisë Pranab Kumar Mukherjee. Udhëheqësi kinez tha nëpërmjet kësaj vizite, ndjeu historinë e gjatë të marrëdhënieve mes Kinës dhe Indisë dhe miqësinë e thellë mes dy popujve.

Unë dhe presidenti indian mendojmë se zhvillimi i marrëdhënieve kino-indiane ka rëndësi të madhe strategjike për të dy vendet, për Azinë dhe botën, tha Xi.

"Kina dhe India duhet të thellojnë besimin strategjik, forcojnë bashkëpunimin praktik dhe miqësinë mes popujve duke administruar drejt divergjencat dhe nxitur zhvillimin e drejtë dhe të shëndetshëm," tha presidenti kinez.

Presidenti indian Pranab Kumar Mukherjee tha se shpreson se India do të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet me Kinën, si dhe do të zgjidhë problemet e mbetura, duke ndërtuar marrëdhënie partneriteti të bashkëpunimit strategjik drejt paqes dhe lulëzimit.

"India mirëpret që Kina të shtojë investimet në shumë fusha, ndërsa ne zotohemi t'ju ofrojë kompanive kineze një mjedis të mirë investimesh," tha udhëheqësi indian. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China