Fjalimi i presidentit Xi Jinping në Këshillin indian të Punëve Botërore do të thellojë mirëkuptimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve dhe popujve, theksuan analistët indianë.
Kryeredaktori i uebsajtit indian "Global Insight" Manish Chand tha se presidenti Xi kanë interpretuar marrëdhëniet dypalëshe në kontekstin e bashkëpunimit aziatik dhe global. "Ai po vë themelet e zhvillimit të ardhshëm," tha Chand.
Ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme të Indisë Carcas thotë se presidenti Xi e quan Kinën si "fabrika e botës" dhe Indinë si "zyrën botës", duke treguar vullnet për forcimin e bashkëpunimit dhe shfrytëzimin e avantazhit të njëri tjetrit.
Eksperti i Këshillit të Punëve Botërore Misra shprehu bindjen e saj se bashkëpunimi indiano-kinez do të sjellë fitime të ndërsjella. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)