Presidenti Xi Jinping tha enjten se Kina dhe India duhet të jenë "trenat ekspres" të zhvillimit rajonal, si dhe "spiranca binjake" të paqes rajonale.
"Kur Kina dhe India do të bashkojnë duart për bashkëpunim, kjo do të sjellë përfitime jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë Azinë dhe botën në përgjithësi," tha Xi gjatë një fjalimi në Këshillin indian të Punëve Botërore.
Ai tha se marrëdhëniet Kinë-Indi kanë shkuar përtej fushëveprimit dypalësh dhe kanë marrë një kuptim të gjerë rajonal dhe global, duke i kthyer të dy vendet në forca kryesore të procesit të multi-polarizimit të botës dhe dy forca të gjalla lëvizëse të rritjes ekonomike aziatike dhe globale.
Kina dhe India duhet të bëhen partnerë të ngushtë zhvillimi, ndërsa së bashku duhet të ndjekin rrugën e rimëkëmbjes kombëtare, tha Xi Jinping.
Në fjalën e tij, Xi tha se Kina dhe vendet e Azisë Jugore janë partnerë të rëndësishëm bashkëpunimi, duke shtuar se një rajon i qetë, i begatë dhe i qëndrueshëm është në përputhje me interesat e kombeve dhe popujve, si dhe interesat e Kinës. (Du/Leftion Peristeri)