Kina dhe India do të bashkëpunojnë për të rritur shpejtësinë e hekurudhave indiane dhe së bashku do të shqyrtojnë mënyrat për të përmirësuar stacionet hekurudhore dhe për të zhvilluar hekurudhat me shpejtësi të lartë në vend, tha të enjten në Nju-Delhi presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhet për një vizitë në Indi.
Linja hekurudhore ekzistuese Chennai-Bangalore-Mysore do të jetë ndër të parat ku shpejtësia e lëvizjes së trenave do të rritet dhe të dy vendet do të nisin programe trajnimi në transportin e ngarkesave të rënda, u tha Xi gazetarëve pas bisedimeve të mbajtura me kryeministrin indian ministrin Narendra Modi. (Artani)