Kina e sheh Indinë si një partnere bashkëpunimi strategjik afatgjatë dhe pret të punojë së bashku me palën indiane për të krijuar marrëdhënie më të ngushta partneriteti për zhvillimin dhe për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. Kështu u shpreh kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping gjatë takimit që pati të enjten në Nju-Delhi me kryeministrin e Indisë Narendra Modi.
Lidhur me këtë, Xi Jinping paraqiti një propozim prej katër pikash:
Së pari, liderët e të dyja palët duhet të luajnë rolin drejtues strategjik, të dy vendet duhet të vazhdojnë vizitat dhe kontaktet e ndërsjella dhe të forcojnë shkëmbimet në të gjitha nivelet. Për problemin e kufirit, të dyja palët duhet të kërkojnë një projekt zgjidhjeje të arsyeshëm dhe të barabartë, të pranueshëm nga të dyja vendet. Përpara se të arrihet kjo zgjidhje, duhet të mbahen nën kontroll mosmarrëveshjet, të ruhet paqja e stabiliteti i zonës kufitare dhe të mos preket zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Së dyti, Kina dhe India kanë të njëjtat objektiva zhvillimi dhe konceptet e strategjia e tyre e zhvillimit është e përafërt. Prandaj të dyja palët duhet të bashkërendojnë strategjitë e zhvillimit, të ngrenë nivelin e bashkëpunimit strategjik dhe të nxitin bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Së treti, të dyja palët duhet të shpejtojnë nxitjen e ndërtimit të korridorit ekonomik ndërmjet Bangladeshit, Kinës, Indisë dhe Mianmarit, të zhvillojnë bashkëpunimin brenda kornizës së Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, Bankës së Investimeve Infrastrukturore të Azisë etj., dhe të nxitin gjithashtu procesin e integrimit të ekonomisë rajonale.
Së katërti, të dyja palët duhet të forcojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare, të ruajnë së bashku interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim dhe t'i kushtojnë vëmendje demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. (Vera/Artani)