PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina synon konsensus me Indinë për ndërtimin e Rrugës së re të Mëndafshit
2014-09-18 16:06:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina pret arritjen e një konsensusi me Indinë për ndërtimin së bashku të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit e Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të, dhe kjo çështje do të diskutohet gjatë vizitës zyrtare të presidentit kinez Xi Jinping në Indi. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei gjatë një konferencë të rregullt për shtyp të enjten. 

Nisma e ndërtimit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe e Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të, e njohur gjithashtu si "Një Brez dhe Një Rrugë", është shpallur nga presidenti kinez Xi Jinping në vizitat e tij në Azinë Qendrore dhe Azinë Juglindore në vitin 2013.
"Nisma ka për qëllim të thellojë më tej bashkëpunimin e Kinës me vendet fqinje dhe të nxitë zhvillimin dhe begatinë e tyre të përbashkët," u shpreh Hong. 

Zëdhënësi i diplomacisë kineze vuri në dukje se Rruga e Mëndafshit ka nxitur bashkëpunimin midis Kinës dhe fqinjëve të saj që në lashtësi dhe pala kineze shpreson të vazhdojë këtë bashkëpunim në kuadër të Rrugës së Re të Mëndafshit për të mirën e të gjithëve.   (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China