Në orën 7 të mëngjesit të së enjtes sipas orës vendore u hapën 5579 qendrat e votimit për referendumin e pavarësisë ose jo të Skocisë nga Britania e Madhe.
Votuesit në këtë referendum duhet të jenë mbi 16 vjeç, të jetojnë në Skoci dhe të kenë shtetësinë britanike, të BE-së ose të Komunuelthit. Skocezët që jetojnë jashtë Skocisë nuk mund të marrin pjesë në referendum.
Sipas të dhënave statistikore të qeverisë skoceze, 97 % e qytetarëve me të drejtë vote janë regjistruar për të votuar në referendum.
Votimi do të zgjatë deri në orën 10 të mbrëmjes së të enjtes dhe pastaj komisioni zgjedhor do të fillojë menjëherë numërimin e votave. Parashikohet që rezultati të publikohet të premten në mëngjes.(Jiang Lei/Artani)